Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

“Parku Ligatinor dhe fushat e sportit”, Benet Beci publikon tjetër projekt nga hyrja e Shkodrës…

HYRJA E SHKODRES, PARKU LIGATINOR DHE FUSHAT E SPORTIT
Parku ligatinor është një zonë e veçantë e vendosur në veri të projekti të Hyrjes. Kjo zonë strategjike mbron ligatinën e liqenit të Shkodrës, duke u përmbytur gjatë sezonit të reshjeve. Në të njëjtën kohë, parku ligatinor ka funksione rekreative për qytetarët.
Parku ka një rëndësi strategjike për Shkodrën, pasi është një ndër projektet e para në Shqipëri që u përshtatet ndryshimeve klimaterike duke iu përgjigjur përmbytjeve.

Shpesh në të shkuarën qytete kanë ndërtuar barriera për tu përpjekur të mbrojnë qytetet buzë liqeneve. Praktika ka treguar që këto nuk janë zgjidhje të qëndrueshme sepse duke u përpjekur (shpesh pa sukses) të zgjidhet një problem krijohen shumë të tjerë. Sot arkitektë të peisazhit, inxhinierët dhe ekspertët mjedisorë punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje më të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Një nga këto zgjidhje është parku ligatinor: një park natyror me funksione argëtuese, që është projektuar në mënyrë të tillë që mund të përmbytet pjesërisht nw sezonin e shirave, e tw kthehet në gjendjen më të mirë sërish pas tërheqjes së ujit.

Parku do të ketë shumë funksione. Ai ndodhet në hapësirën mes dy degëzimeve të bypassit të Shkodrës. Bypassi 1, ai që është në përdorim sot dhe bypassi 2 që është i papërfunduar. Bypassi 2 nga një rrugë e projektuar makinash kthehet në një shëtitore të gjelbër. Rruga kthehet në një pistë sportive dhe trotuaret (tani të panevojshme), kthehen në gjelbërim me pemë të reja.
Niveli i shëtitores së re vjen duke ulur deri pranë ndërthurjes me pedonalen e molos duke i rikthyer qytetit pamjen e liqenit nga shëtitorja, bllokuar nga niveli aktual i rrugës së papërfunduar.
Kopshtet janë dy metër poshtë nivelit të bypass-it një zonë që rri e thatë shumicën e vitit, por që përmbytet zakonisht gjate sezonit të shirave. Projekti parashikon hapësira sportive për tu përdorur nga qytetarët gjatë sezonit të thatë dhe ura këmbësorësh e platforma kur kopshtet janë të përmbytura. Zona që përmbytet është ruajtur sa më natyrale që ka qenë e mundur, duke mbjellë në disa zona bimësi që bashkëjetojnë me përmbytjen.
Ka disa hapësira sportive si një fushë të madhe futbolli, tre fusha minifutbollli, tre fusha basketbolli me një kosh dhe një fushe volejbolli. Disa nga fushat kanë shkalla që mund të shërbejnë për spektatorët. Fushat në zonat e përmbytjes janë menduar me materiale që i rezistojnë përmbytjes.
Zona e dytë sportive pranë parkimit ka një fushë futsalle, dy fusha tenisi dhe dy fusha basketbolli e volejbolli. Të gjitha fushat janë sipas standardeve teknike dhe do të kenë të gjitha pajisjet e nevojshme. Një ndërtesë (pavioni i sportit) do të shërbejë si vend për tu ndërruar, për dushe, tualete dhe magazinë për pajisjet sportive. Në total kemi 12 fusha të reja sportive për qytetin, për fëmijë, të rinj e të rritur. Të gjitha fushat e sportit do të jenë publike e do të menaxhohen nga bashkia.

Pranë fushave sportive është i vendosur një parkim që do t’i shërbejë të gjithë përdoruesve të zonës. Ka kapacitet për më shumë se 100 makina, 13 autobuzë, rreth 100 biçikleta dhe parkim special për personat me aftësi tw kufizuar, si dhe karikim për mjetet elektrike. Parkimi do të jetë publik dhe do të menaxhohet nga bashkia.
#shkodrapozitive #shkodraepara

Related posts

Vllaznia nuk arrin të fitojë ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, skudrat ndajnë pikët…

I riu shkodran në USA, KEVIN SEKNIQI dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga termeti në Turqi…

Ndryshim i momenteve të fundit, AEK-PAOK drejt… Elbasanit