Shkodra Post
AktualitetSport

Lika: Tirana është më afër arritjes së objektivave. Nesër, shpresoj të fitojë…

Trajneri i Vllaznisë U-17, Gilman Lika ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”.

Përmes një lidhje me “Skype”, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës ka komentuar klasiken që do të zhvillohet nesër në Shkodër. Ai deklaroi se do të jetë një ndeshje e madhe dhe të gjithë mezi po e presin.

“Ndeshja me Tiranën është e veçantë, ka nisur të ndjehet atmosfera në Shkodër. Të gjithë tifozët e presin medoemos këtë sfidë, historia ka treguar treguar se pavarësisht renditjeve ku ndodhen ekipet përkatëse, gjithmonë kanë dhuruar emocione të bukura dhe spektakël për të shijuar.

Tifozët në stadium dhe ndjekësit nga shtëpitë e tyre do të shohin një ndeshje shumë të bukur. Është ndeshje e vështirë, Tirana është më komode, Vllaznia pak më e presionuar, por nuk ka një ekip që mund ta favorizoj.

Vllaznia ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por kjo ndeshje do të jetë e rëndësishmë për vazhdimësinë e saj. Trajneri i ri ka sjell një frymë të re tek Vllaznia, ka pasur një impakt pozitiv tek ndeshjet e ekipit. Është thikë me dy presa kur ndërrohet trajneri, po mbaj shpresat që nga ndeshja në ndeshje Vllaznia do të rritet.

Nga humbja më e penalizuar do të ishte Vllaznia. Tifoz jam me Vllazninë, por Tirana do jetë gjithmonë shtëpia ime e dytë. Është një Klasike që nuk mund ti veçoj skuadrat, Tirana ka shumë tifozë që e ndjekin, ndërsa Shkodra jeton me futbollin dhe e përjeton i gjithë qyteti.

Shpresoj të ketë sa më shumë tifozë. Ekipet janë aty aty me kualitetet e lojtarëve, ai që do të bëjë maksimumin do të fitojë këtë klasike. Tirana është më afër arritjes së objektivave. Shpresoj të fitojë Vllaznia nesër”, deklaroi ai.

Related posts

Trajneri i Vllaznisë para sfidës me Egnatian: Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip

Aksident në Koplik, këmbësori përplaset nganjë automjet…

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia me trajner të ri