Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Kush janë dy deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend nga qarku i Shkodrës, Ilir Beqaj refuzon mandatin…

Lënia e mandatit nga Benet Beci dhe Zef Hila, për të kandiduar për kryetar bashkie në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, ka lënë dy karrige bosh në sallën e Kuvendit.

KQZ do të miratojë sot plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament, ndërsa në rendin e ditës shihet se dy kandidatë për deputetë që ishin në krye të renditjes për të marrë mandatet nuk e kanë pranuar atë.

Kështu pas largimit të Benet Becit nga lista e PS-së në Shkodër, në radhë për ta marrë mandatin ishte Ilir Beqja, por siç mësohet edhe nga rendi i ditës i publikuar Beqja nuk e ka pranuar mandatin.

Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë edhe mandatin e deputetit.

E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.

Related posts

Amnistia Në Burgje, Mbi 600 Përfitues, Kategoritë Që Do Të Lënë Qelitë…

Si sot, më 15 gusht 1997 në Romë të Italisë u nda nga jeta kompozitori Çesk Zadeja…

EMRI/ Ishte denuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kambistit dhe muzikantit në Shkoder, ndërron jetë në burgin e Peqinit…