Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia pjesë e Forumit Publik (POP): Prezantova programin tim për Shkodrën…

Bashkëpunimi me qytetarët, çdo aktor të shoqërisë civile, institucionet dhe partnerët ndërkombëtar ka qënë një prej modeleve të punës në këtë 1-vit drejtimi të Bashkisë Shkodër. Do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme dhe prandaj e konsiderova me rëndësi t’i bashkohesha Forumit Publik (POP) – Përballja e Ofertave Politike, organizuar nga Intelektualët e Rinj Shpresë. Prezantova programin tim për Shkodrën, i projektuar për 4 vitet në vazhdim, por me objektiva edhe më të gjërë. Prioritetet e shprehura në kontratën sociale që firmosa me IRSH, janë edhe prioritetet e programit tim, sepse ai ka ardhur përmes dëgjesave dhe diskutimeve me qytetarët.

Pas 14 Majit nisim punën për zbatimin e tyre dhe ecjen me ritmet e kërkuara të projektit tonë për Shkodrën 2023-2027. Bashkë Fitojmë✌🏻

Related posts

Bardh Spahia reagon pas hapjes se fushates elektorale te PD

Rama: Me 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota, na “ndihmon” edhe…

Shkreli: Në Ashtë dhe në çdo fshat të Vau Dejësit, infrastruktura dhe kanalet vaditëse jane emergjencë të cilat do të realizohën…