Shkodra Post
AktualitetSport

Asllani: Të çojmë Shqipërinë në Europian. Këtë lojtar të kombëtares kam si model

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani është një nga talentët më të spikatur në Itali dhe pavarësisht minutave të pakta që ka marrë në kampionat, Asllani shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën. Në një intervistë ndryshe, mesfushori flet për ekipin kombëtar, marrëdhënien me Hysajn dhe mbrojtësin e Interit, Raul Belanova.

Sa mund të arrijë ekipi Kombëtar i Shqipërisë?

Për mendimin tim shpresoj se mund të shkojmë shumë. Shpresoj të kualifikohemi për në Europian sepse është diçka shumë e rëndësishme dhe që e duam të gjithë. Nuk kemi pasur vazhdimësi në rezultate, por ne mund të shkojmë shumë larg. Jo falë meje, por do të jap kontributin tim.

Jeni rritur në qytetin e Pizës. Na thuaj diçka në dialektin toskan…

Keni gjetur personin e gabuar, jam shqiptar por thonë se kur flas dëgjohet pak dialekti toskan.

Sa gola mendon se mund të shënosh në këtë kampionat?

Pyetje e bukur. Nuk e di, shpresoj që si fillim të shënoj golin e parë me Interin në kampionat dhe pastaj të flasim për objektiva të tjerë e të shohim.

Ke thënë se Hysaj është shoku dhe modeli yt. Çfarë ke mësuar prej tij?

Po, le të themi lideri ynë i Kombëtares, sepse ai është një nga më të mëdhenjtë së bashku me Berishën.

Po, kam mësuar shumë sepse kur mbërrita në Empoli vitin e parë, isha 6 vjeç ose 6 vjeç e gjysmë dhe ai mbërriti në Empoli në të njëjtin vit. Ishte 15-16 vjeç mendoj. Prandaj ai është pika ime e referencës edhe sepse ai kaloi nga Empoli dhe më pas mbërriti në ekipin kombëtar kështu që marr shkas nga ai.

Mendoni se Belanova mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të fortë ndonjëherë?

Unë shoh shumë përreth, por duhet të jem i sinqertë dhe ai është shumë i fortë dhe shumë i shpejtë dhe është një mbrojtës i krahut që më pëlqen shumë dhe për mendimin tim ai mund të bëhet një mbrojtës i krahut themelor dhe gjithashtu në historinë e Interit.

Related posts

Aplikimet për pasaporta dhe ID, zyrat e “IDENTITEK” të hapura edhe dy të shtuna në vijim

Stadiumi i ri, Partizani i ndryshon emrin

E rëndë në Dajç, 12 vjeçari vritet aksidentalisht me çifte…