Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Vendoret/ PD zgjedh kandidatët për 16 bashki, asnjë emër për Elbasanin, Durrësin e Shkodrën…

Partia Demokratike ka përfunduar pas mesnate përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj, ka bërë të ditur se do të garohet në 16 bashki, ndërkohë që nuk do të ketë kandidatë për Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën, çka nënkupton që kandidatët Igli Cara, Luciano Boçi dhe Bardh Spahia, nuk do të kenë rivalë brenda demokratëve.

Ashtu siç u bë e ditur pasditen e djeshme, në Tiranë do të kandidojë Roland Bejko, i cili ka marrë më shumë vota në kryesi, sesa Jonida Godole. Përveç Erjon Veliaj, Bejko do të ketë përballë edhe Belind Këlliçin, kandidatin e dalë nga Primaret e pjesës tjetër të Partisë Demokratike.

Emrat e kryesisë dhe deputetëve që ishin për të dalë me kandidatë për kryebashkiakë në gjithë vendin me përjashtim të disa bashkive ku ka marrëveshje mes degëve të dy PD janë: Orjola Pampuri, Arbër Agalliu, Kreshnik Çollaku, Gazment Koduzi, Taulanta Jupi, Roland Bejko. 

Partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar listat. Ndërkohë, partitë e vogla PDIU, PAA, PDS kanë depozituar emrat e kandidatëve në KQZ.

 Sot deri në mesnatë është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, si edhe për kandidatët për Këshillat Bashkiakë.

Related posts

Policia zbardh ngjarjen e Dukagjinit/ Drejtori i Policisë Hodaj: Atentati nga i afërmi, shkak zaptimi i pyjeve…

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Sekuestrohen armë dhe drogë…

Mbi 350 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit…