Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Mashtroi duke i shitur dikujt një makinë që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari…

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkdorës ditën e sotme pasi mashtroi një qytetar duke i shitur një makinë që nuk e ksihte të vetën.

Mësohet se ë akuzuarit, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër, i ështëcaktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi, ndalohet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

“Çmendet” Real Madrid, ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin

Humb jetën 14 vjeçari në Barbullush, ra në kontakt me rrymën elektrike…

Një çezme që “shpëton” banorët e Nënshkodrës/ Banorët bëjnë kilometra për të siguruar ujin e pijshëm…