Shkodra Post
Uncategorized

Vidhen dhe digjen stolat ne pedonalen e molos ne Shkoder, Bashkia i riparoi nje jave me pare…

Vetëm një javë nga përfundimi i punës për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, sërish gjendemi përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër.

Gjendur përballë këtij rasti të përsëritur, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti. Gjithashtu qytetarët i ftojmë të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.

Bashkia Shkodër nuk do të ndalet çdo ditë së punuari për përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve të reja infrastrukturore, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për t’i ruajtur ato.

Related posts

Spahia: Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike…

Benet Beci i uron besimtarëve musliman Fiter Bajramin…

Bardh Spahia në koncertin e Harqeve të Ansamblit “Musica Nova”, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shkodër…