Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje 40-vjeçar…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet përplasi një këmbësor rreth 40 vjeç.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Related posts

Me datë 9 gusht do të ketë stakim energjie në disa zona, OSHEE Shkoder jep njoftimin…

Spahia takim me përfaqësues së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH…

Benet Beci e çel diten me rrugën e Velipojës…