Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit Valter Serra, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Related posts

VIDEO/ Mesnatë e frikshme në Shkodër, 83-vjeçari merr çiften dhe hap zjarr nga ballkoni, shpëtojnë mrekullisht tre të rinj…

Rikthimi në elitë me objektiva madhor, Dinamo godet me yllin e Superiores

Shkodër/ Vodhi 6 koshere me bletë, identifikohet dhe vihet në pranga 50-vjeçari…