Shkodra Post
Sport

Junior NBA, turneu i veçantë që po zhvillohet në Shqipëri

Per te afruar sa me shume te rinj prane basketbollit ne vendin tone po zhvillohet per here te pare nje turne i veçante. Turneu Junior NBA synon masivizimin e ketij sporti ne Shqiperi.

Per te mesuar me shume rreth ketij turneu intervistuam themeluesin e “Monogoal” dhe njekohesisht trajnerin shkodran, Herion Faslija.

-Faslija, sa i rendesishem eshte ky aktivitet per zhvillimin e basketbollit te femijet?

Junior NBA eshte nje format i ri qe po aplikohet ne shume vende te botes dhe se fundmi vjen edhe ne Shqiperi, si bashkepunim i Ambasades Amerikane ne Tirane me Junior NBA dhe Federaten Shqiptare te Basketbollit. Ky program synon nxitjen e kampionateve kombetare U14. Eshte i rendesishem sepse zakonisht kampionatet per kete grupmoshe kane qene jo shume te shpeshta. Eshte nje mundesi per femijet te prekin per here te pare nje forme te organizuar te luajturit basketboll.

-Organizata juaj “Monogoal” ka konfirmuar pjesemarrjen ne kete turne. Çfare ju shtyu te merrnit pjese, duke qene se jeni nje organizate e re me rreth 7 muaj aktivitet?

Eshte e vertete qe ne jemi nje ekip i ri, i formuar nga zero ne çdo aspekt te mundshem. Por qe nga nisja ne muajin Prill, nuk e kemi nderprere punen per asnje moment. Ajo çfare na shtyu te marrim pjese eshte rendesia qe ne mendojme qe duhet t’i kushtohet brezit te ri.

Shume ekipe moshash shpesh bien ne letargji duke zhvilluar seanca stervitore abstrakte, pa pasur femijet mundesi asnjehere te vene veten ne prove per ato elemente qe pervetesojne gjate procesit stervitor.

Kjo qasje eshte e thjeshte dhe me perfitim afatshkurter, ama nje pergjumje e tille, afatgjate nuk prodhon asgje te mire. Duhet perkushtim maksimal ne sherbim te femijeve. Pjesemarrja ne kete aktivitet eshte nje sakrifice si nga ana jone, po ashtu edhe nga ana e prinderve, te cilet gjej rastin t’i falenderoj.

-Cilat jane pritshmerite tuaja nga ky turne?

Gjate ketij turneu, ne do te mundohemi te evidentojme pikat e dobeta dhe te mundohemi t’i riparojme. Kjo sa i perket anes teknike dhe taktike. Ndersa per femijet, shpresojme qe te kenaqen duke luajtur nje nder sportet me te bukura ne bote.

-A po mendoni edhe per renditjen?

Besoj qe nje nder problemet me te medha qe ka sporti i femijeve ne Shqiperi, çdo sport, eshte egoja e tepruar e trajnereve per rezultate. Nuk duhet te harrojme qe qellimi i sportit te femijet eshte zbulimi i talenteve dhe zgjimi i potencialit te gjithsecilit. Kur ta bejme kete, rezultatet do vijne. Ndoshta nuk do vijne kur duam ne, por atehere kur duhet.

Ne nuk do sakrifikojme asnje individ per hir te rezultateve. Gjerat e mira duan kohe dhe ndryshim mentaliteti sportiv per mire nga te gjitha hallkat e perfshira; pra ne, femijet dhe prinderit.

Related posts

Komiteti Ekzekutiv i FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2023

Eliminimi i Laçit nga Europa, trajneri Shpëtim Duro jep dorëheqjen…

Zv/ trajneri i Laçit: Do tentojmë deri në fund Europën