Shkodra Post
AktualitetSport

Hyka: Doja të mbyllja karrierën te Tirana, por drejtuesit menduan se problem është…

Ish-lojtari i njohur i kampionatit shqiptar dhe Kombëtares, Jahmir Hyka dha këndvështrimin e tij në emisionin “Sport News” në televizionin “News 24” për çështje të ndryshme.

Hyka u pyet për Tiranën, për titullin e mundshëm dhe natyrisht për vështirësitë që futbollistët hasin në Superiore duke deklaruar:

“Mua mu bë shumë qejfi që Dinamo dhe Skënderbeu u ngjitën në Superiore, janë dy ekipe që kanë bërë histori. Shpresoj që vitin tjetër të luftojnë për titullin kampion.

Kjo fitore e Tiranës nuk mbyll çështjen titull, por bën që bardheblutë të afrohen shumë. Duke ditur sa ekip i vështirë është Vllaznia, mendoj se ishte një hap shumë i rëndësishëm për titullin. Tirana ka qenë më mirë në këto ndeshjet e fundit.

Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Tirana mund ta fitojë titullin. Tirana ka qenë përherë ekipi im i zemrës, doja ta mbyllja te Tirana por nuk ishin mundësitë pasi drejtuesit vendosën të mos më përfshinin në ekip. Menduan se problem është mosha” – deklaroi Hyka.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shkodres arreston autorin e vrasjes së 51-vjeçarit një ditë më parë…

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…

Vllaznia, me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Egnatias