Shkodra Post
Sport

Një karrierë me trofe. Lojtari shkodran tërhiqet nga basketbolli

Të nderuar miqt e mi!

Basketbolli është sporti në të cilin jam mbështetur prej 21 vitesh dhe do vazhdoj të mbështetem në të, gjithë jetën time, shkak i pasionit dhe dëshirës së madhe për t’a luajtur e praktikuar.

Në Nëntor të vitit 2021, ndodhi që të dëmtohem papritur në sy gjatë një ndeshjeje miqsore. Ky dëmtim më mori pothuajse një vit angazhim për t’i dhënë zgjidhje. Pritshmëritë e mia në raport me mbështetjen në këtë situatë dhe kohë qenë më të larta, duke marrë në konsideratë 21 vite kontribut, pa asnjë shkëputje (përveç 8 muaj ndërmjet tyre, shkak i një dëmtimi të rëndë në gju).

Megjithatë, Zoti, siç dërgon sëmundjen, po njësoj kujdeset dhe për ilaçin. Dhe falë Tij, sot jam shumë më mirë. Fotoja e mësipërme daton në ditën e dëmtimit në sy, ditë e cila në fakt, shënon kontributin tim të fundit si lojtar në sportin e Basketbollit.

Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi shumëvjeçar me gjithë çka patur brenda. Rrëzime dhe ngritje të vazhdueshme, të cilat i kanë shërbyer vetëm ecjes përpara.

Sot, më shumë se kurrë, edhe pse në një formë shumë të mirë fizike dhe i ftuar nga disa ekipe për t’u bërë pjesë e tyre, jam i gatshëm të dorëzoj stafetën time brezit të ri, të ardhmes së basketbollit shkodran dhe atij shqiptar.

I vetëdijshëm që, e ardhmja do ketë sërish sfida, por asnjë e cila nuk mund tejkalohet apo fitohet. Brezi i ri mund të ketë fatin që të përballet me një panoramë akoma më pozitive se e kaluara, shkak i njohjes dhe eksperiencës së brezit tonë.

Pasioni dhe puna, të mishëruara me sinqeritet dhe seriozitet, janë themelet në të cilat kam mbështetur të gjithë karrierën time sportive. Këto themele, do i mbajnë dyert hapur për brezin e ri në çdo kohë.

Falenderues për çdo suport të pakursyer, për familjen dhe miqt, dhe në veçanti për tifozët shkodranë, të cilët janë burimi më i lartë i adrenalinës së çdo sportisti që ka veshur fanelën e Vllaznisë.

Me respekt,
Herion Faslija

Related posts

Rasti në Egnatia-Vllaznia, Zajmi: Ishte karton i kuq, nuk e kuptoj pse e ndryshoi Jorgji

Taipi: Duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe të çojmë Kukësin në Europë

Trajneri i Kukësit i dëshpëruar: Humbje katastrofike, mungoi…