Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

ARGJENTINA NË FINALE/ Messi me gol dhe asist, Kroacia dorëzohet pa kushte…

Finalen e fundit e ka luajtur në vitin 2014 dhe ka humbur një tjetër gjithashtu në vitin 1990 ndërsa sot, Argjentina siguroi të gjashtën në historinë e saj ku do të ketë mundësinë që në datën 18 dhjetor në stadiumin Lusail të Dohas, të kërkojë kupën e tretë.

Një “kafshatë” e lehtë rezultoi Kroacia për kombëtaren e Amerikës Latine që pas 8 viteve rithehet në ndeshjen e fundit të një botërori, sërish me Lionel Messin, në stacionin e fundit, pak rëndësi ka 90 apo 120 minutëshin e fundit, por me siguri në goditjen finale për brenda ose jashtë librit të legjendës.

Në krahët e numrit 10, ashtu si në vitin 1986 me Maradonën, Argjentina, një skuadër e bukur shpesh herë por cinike në pjesën më të madhe të kohës, dominoi në strategji edhe pse jo tërësisht në lojë Kroacinë që pasi pësoi 2 gola në pjesën e parë, dalëngadalë humbi shkelqimin por edhe besimin në mjetet e saj edhe pse e nisi ndeshjen me një dominim asfiksues deri në minutën e 30.

Zhbllokoi Messi nga pika e bardhë për golin e 11 të botërorëve duke vendosur edhe një rekord absolut në kampin argjentinas, ndërsa pak fati por edhe këmbëngulja shpërblyen Enzo Fernandez për të vrarë një ndeshje që gjatë pjesës së dytë nuk pati histori në kampin kroat por festa nuk kishte mbaruar për argjentinasit.

Asist Messi dhe Julian Alvarez për të tretin e më pas menaxhim nga ana e skuadrës së Scalonit dhe dëshpërim që u reflektua në këmbët e lojtarëve kroatë.

3-0, “game over” për ballkanasit që kthehen në shtëpi fitues edhe opse duhet të luajnë të shtunën ndeshjen simbolike të vendit të tretë ndërsa 24 orë më vonë, Argjentina do të presë në të njëjtin stadium një mes fitueses së çiftit Francë-Marok.

Finalja e tetë për Lionel Messin me fanellën e Kombëtares ku ka fituar 3 dhe ka humbur 4 gjatë karrierës me fanellën bardhekaltër. 

Related posts

Kalaja e Shkodres numër i lartë vizitorësh/ Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë vizitorë në kala…

Benet Beci takim me aktorët kryesorë të turizmit në Shkodër…

“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: Atentati ndaj meje, akt politik!