Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

“Muaji i Fotografisë”/ Përkujtohet Dedë Jakova, fotografi me mbi 58 mijë negativë trashëgimi…

Në kuadër të Muajit të Fotografisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përkujtuar sot fotografin nga Shkodra, Dedë Jakovën përmes një foto të tij, të realizuar në vitin 1936.

Fotoja tregon një grup djemsh të rinj, mbi një pemë (1936) dhe e njëjta është marrë nga arkivat e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Margariti vlerëson bagazhin dhe trashëgimin prej mira negativash, që la fotografi Jakova.

Dedë Jakova na ka lënë një trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova” dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte ekskluzivitetin.

Ai vinte nga një familje intelektuale. Ishte vëllai i kompozitorit të mirënjohur, Prenkë Jakova.

Mjeshtërinë e fotografisë e mësoi nga Kel Marubi, duke punuar që herët në studion e tij.

Related posts

Malësi e Madhe/ Goditi me mjet prerës vëllanë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari

Policia e Shkodres jep detaje për plagosjen në Malësi të Madhe…

Spahia në Njësisë Administrative Berdicë: Investime dhe përmirësim i shërbimeve do të jetë modeli ynë…