Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikëSociale

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor në rrugën “Dragushej”…

Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor, duke përmirësuar ofrimin e shërbimeve për komunitetin. Pasi janë përmbyllur punimet nëntokësore, po shkon drejt përfundimit edhe sistemi i asfaltimit të rrugës “Dragushej” dhe hapësirave mes pallateve të banimit përreth saj. Kryetari i bashkisë Bardh Spahia ndërsa inspektoi fazën përfundimtare të punimeve, garantoi se të tjera investime do të vijojnë në territor, duke i ofruar qytetarëve standartet e kërkuara.

Në këtë rrugë që përshkon një prej lagjeve të vjetra të qytetit, janë sistemuar kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, janë ndërtuar trotuaret anësore, veshur me pllaka hapësirat mes pallateve, sistemi asfaltimit dhe ndriçimit LED, si dhe gjelbërimi e sinjalistika vertikale e horizontale. Vlera e këtij investimi shkon në afro 12 milion lekë të reja.

Related posts

Si ju duket nusja? Motra e Luizit flet për herë të parë për Kiarën, zbulon raportin mes tyre…

Gara e Shkodrës në website-t e kandidatëve/ Pozitiviteti i Becit përballë përgjumjes së Spahisë…

Bashkia Shkodër po kryen riparimin e stolave në pedonalen e “Molos”. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar…