Shkodra Post
AktualitetEkonomiLajmi i Fundit

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës!…

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend, ku vihet re sërish rritje e ndjeshme e çmimit të naftës, ndërsa ai i benzinës është ulur. Në njoftimin e shpërndarë për mediat çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë248 lekë për litër, kurse i benzinës 189 lekë/litri.

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes?, thuhet në njoftimin e bordit.

Related posts

“Bëra diçka të turpshme”/ Tani kërkon të dalë nga shtëpia! Luizi-Mendon se po tregon burrëri?

Petrit Vasili konkurron Luizin: I “dashuruar” me Kiarën, fut sherrin në opozitë…

Një pjesë e qytetit pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi Shkodër jep njoftimin për banorët…