Shkodra Post
Sport

Në Angli besojnë se Real Madrid kërkon me ngulm Brojën

Real Madrid bën lëvizjen që mund të ndryshojë përgjithmonë futbollin shqiptar. Një lojtar kuqezi mund të bashkohet me skuadrën më të suksesshme të historisë dhe ky është Armando Broja.

E dha sinjalin e parë gazeta “AS” shumë pranë klubit madrilen dhe e mbështet gjatë orëve të fundit tabloidi britanik “Evenind Standard” që shton se paraqitjet e shqiptarit me Southampton kanë bindur Carlo Ancelottin që Broja mund të jetë zëvendësuesi i duhur dhe pasuesi i denjë i Karim Benzema.

Thomas Tuchel ka deklaruar se nuk dëshiron që shtatlarti shqiptar të largohet pasi e konsideron një lojtar me shumë potenacial por në fund do të marrë një vendim pas konsultimit me lojtarin dhe stafin e pronarët e klubit.

Related posts

Shehi: E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik, ne do marrim…

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, 5 ndeshje pezullim për lojtarin e Tiranës

Java e 32-të e Superiores luhet në 2 ditë, ja duelet interesante