Shkodra Post
Kronika

Muriqan/ Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari…

PKK Muriqan

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Dy aksidente të ndryshme, humbin jetën dy të rinj në Shkodër…

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, 64-vjeçari në gjendje kritike…

Policia bën bilancin e megaoperacionit “Alpe të pastra”, ja sa kanabis u asgjësua në Qarkun e Shkodres…