Shkodra Post
Kronika

Plagosje me thikë pranë spitalit në Shkodër, shpallet në kërkim 26 vjeçari…

Shkodër/ Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related posts

KUJDES kur hidhni sende nga makina/ Eksperti i Policisë Rrugore: Gjobë deri në 100 mijë lekë kush hedh bishta cigaresh nga dritarja e automjeteve…

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale…

U plagos nga një 21 vjeçare, policia e Shkodrës reagon për ngjarjen në Vau Dejës…