Shkodra Post
Politikë

“Koha e të fortëve në Shkodër ka mbaruar”/ Ministri Balla: Nga 300 mijë bimë të asgjësuara, 200 mijë në Shkodër…

Koha e të fortëve ka mbaruar , ndërsa sfida për vitin 2024 është goditja e grupeve kriminale dhe lufta ndaj narkotikëve. Ky ishte mesazhi që përcolli nga Shkodra ministri i brendshëm Taulant Balla, ku mori pjesë në analizën e punës gjatë vitit 2023.

Sa i takon kultivimit të bimëve narkotike, Shkodra, tha ministri Balla, vazhdon të kryesojë top listën, për faktin se nga 300 mijë bimë narkotike të asgjesuara në vend, 200 mijë bimë i përkasin territorit të Shkodrës.

Më tej ministri i brendshëm foli edhe për procesin e  vettingut në polici, ku tha se po jep rezultate.

Në këtë analizë, ku merrte pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ministri Taulant Balla ka qenë kritik ku kërkoi të punohet më shumë për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Related posts

Tom Doshi takim me strukturat: “Bashkinë Shkodër do ta fitojë Benet Beci”…

Bardh Spahia: Me banorët e grupseksionit 1/3 ku vemendja e treguar ka qënë maksimale…

Justina Alija ne mbeshtetje te Benet Becit: Shkodër-Loce voto Njeriun e Punës…