Shkodra Post
Kronika

Arrestohen dy përsona në Shkodër për vepra të ndryshme penale…

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A. R., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. I., 45 vjeç, banues në fshatin Nikç, Malësi e Madhe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte 45-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja K. K., 32 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 32-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Vrasja e biznesmenit/ Llabani zbulon: Para një jave Ardian Nikulaj u konfliktua fizikisht me kryebashkiakun Ndreu…

POLICIA AKSION NË SHKODËR/ Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fidanë kanabisi, 1 në pranga dhe 1 në kërkim (PAMJET)…

Nga Shkodra në Rinas për të shitur armë, arrestohet 45-vjeçari…(EMRI)