Shkodra Post
Kronika

Aksidentoi për vdekje një përson dhe u largua nga vendi ngjarjes, policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin…

Shkodër/ Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

I vihet flaka ne Dukagjin fadromes se Bashkise Shkoder…(VIDEO)

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën…

Ndryshime në polici/ Largohet Lorenc Panganika, lëvizje edhe në rrethe…