Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Vijon të lirohen hapësirat publike nga automjetet e braktisura në Shkoder…

Në Shkodër vijon lirimi i hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura si dhe verifikimi i kontratave të subjekteve dhe i rregullsisë së tabelave për parkimet e rezervuara.

Policia Bashkiake ka vepruar sot në lagjen 4, ku është hequr një automjet i braktisur, si dhe në lagjen 1, bulevardi “Zogu i Parë”, ku në 7 raste parkingjet e rezervuara janë kthyer publike, pasi u kishin përfunduar afatet e kontratave.

Ndërsa ndaj 5 subjekteve të tjera që rezultuan me shkelje sa i takon sinjalistikës vertikale dhe horizontale është proceduar me aktkontrolle për vendosjen sa më parë të sinjalistikës, sipas kontratës me bashkinë.

Bashkia e Shkodrës nisi në 31 korrik punën për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura. Kjo ndërhyrje do të vazhdojë në qytet dhe jo vetëm, deri në lirimin e të gjitha hapësirave të zëna nga këto mjete.

Related posts

Xhamia e Plumbit në prag të përurimit, mesazhi i myftiut të Shkodrës

Benet Beci: Projektet strategjike: Përfundimi i rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë…

VIDEO/ Dy shkodranët bënin kerdinë në Durrës duke vjedhur me dhunë, nJëri arrestohet tjetri në kërkim…