Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Vllaznia me skemë të re, mesfushë e dendur dhe Balaj-Kaina në sulm. Ja si pritet të jetë formacioni në debutimin e Sedloskit…

Përballja ndaj Erzenit do të jetë e para për tekni kun maqedonas Goce Sedloski në drejtimin e Vllaznisë. Për më pak se një javë tekniku ka kërkuar që të fusë një frymë tjetër në skuadër për të krijuar kushte që Vllaznia të arrijë të dalë fitimtare në përballjen e së dielës.

Ai ka pasur jo të gjithë kohën e mjaftueshme edhe për të njohur nga afër cilësitë e lojtarëve të tij, megjithatë, ajo që shikohet është se tekniku po shikon dy apo tri variante për të bërë të mundur arritjen e fitores së parë personale në krye të kuqebluve.

Nga sa është vënë re dhe mësohet, tekniku do të nisë ndryshimin jo nga emrat, pasi në këtë drejtim lëvizjet mund të jenë të kufizuara, por nga skemat e lojës në të cilën do të vendosë lojtarët e tij në këtë përballje.

Nga sa është mësuar, ai po shikon që të rreshtojë ekipin me një 3- 5-2, pra duke e bazuar lojën te një dyshe sulmuese, pikërisht ashtu siç edhe e bëri në seancën e parë stërvitore të tij.

Në portë do të jetë Zogoviç, ndërsa treshja e mbrojtjes nisur nga skema do të jetë e përbërë nga Shehi, Juriç e Bulatoviç. Shehi ka pasur pak hapësira në këtë sezon, gjithsesi në takimet që është aktivizuar ka bërë më të mirën.Ndërsa dy të tjerët duket se janë tërësisht të gatshëm pas problemeve që kishin.

Pesëshja e mesfushës pritet që të përbëhet nga Smajli e Hakaj në krahë, ndërsa Jonuzi e Boshnjaku në qendër e pak para tyre ka një pikëpyetje nëse do të përzgjidhet Marku apo Heriç, por mund të kërkohet edhe fantazia e Latifit apo Vulajt gjithnjë nëse Latifi nuk do të jetë pjesë e dyshes sulmues. Sulmi duket se do t’u besohet shtatlartëve Balaj e Kaina.

Por nuk përjashtohet mundësia që në vend të brazilianit të jetë Latifi apo Hoxhaj. Por nga sa mësohet, tekniku Sedloski ka provuar edhe një tjetër skemë me një 4-4-2 duke lënë repartin e mbrojtjes siç edhe është aktualisht me Gurishtën, Juriç, Bulatoviç e Hakaj.

Me një katërshe në mesin e fushës me Jonuzin, Boshnjakun në qendër e në krahë me Hoxhajn e Latifin. Ndërsa përpara dyshja e shtatlartëve Bala e Kaina. Gjithsesi mbetet për t’u parë se me cilën skemë tekniku i ri i kuqebluve ndaj Erzenit, do të startojë takimin premierë të tij si trajneri i kuqebluve.

Megjithatë, me shumë gjasa ai do të kërkojë një mesfushë më të dendur ndaj një skuadre që lufton shumë në këtë repart dhe e ka një ndër pikat më të forta të tij. Tekniku Sedloski do të luajë me një 3-5- 2 duke kërkuar shumë edhe nga shtatlartit e sulmit.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

Related posts

Banorët e Dukagjinit protestë për ndërtimin e rrugës lidhëse me Shkodrën…

Koncerti unik/ Spahia: Një nga netët më të veçanta dhe që do të mbahet mend gjatë nga publiku i Shkodrës…

EMRAT/ Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021…