Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Pallatet me pamje të re/ Investimi përfundon në 1 shtator për 4 pallate dhe godinën e spitalit…

Që nga data 1 qershor ka nisur puna për blloqet e banimit në Rus si dhe 2 godina tek Spitali Rajonal Shkodër. Me financues të fondit shqiptar të zhvillimit dhe përfitues të investimit me Bashkinë Shkodër, po vijon puna për ndërhyrjet rigjeneruese të këtyre blloqeve të banimit.

Ky projekt, ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e efiçencës energjitike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë. Ndërhyrja po realizohet në katër banesa kolektive nga të cilat, dy banesa në “Bulevardi Zogu I” dhe dy të tjera në rrugën “Europa”, si dhe në godinën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Përveç termoizolimit të fasadave të jashtme projekti përfshin dhe hidro-izolim të taracave ekzistuese. Punimet përfundojnë në datën 1 shtator ndërsa në total kam vlerën e 41 mln lekë të reja! Për impaktin pozitiv të këtij investimi foli gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Related posts

EMRAT/ Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021…

I penduari rrëfen 4 vrasje; Henrik Hoxhaj tregon ekzekutimet që u paguan nga Nuredim Dumani…

Trajneri i Vllaznisë para sfidës me Egnatian: Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip