Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari…

DVP Shkodër/ Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

Related posts

Benet Beci e çel diten me falenderim për çdo qytetar që kanë arritur të ruajnë shtëpitë karakteristike shkodrane…

Shkodër/ Kanosi dhe dhunoi babain me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 37 vjeçari…

Benet Beci me sportistë e trajnerë të Shkodres/ Për Shkodren që i ka mësuar Shqiperisë sa i rëndësishëm është sporti…