Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Shpëtim Kelmendi çel Festivalin Letrar/ Kjo “festë e librit” do të zgjasë përgjatë gjithë muajit nëntor…

Festivali Letrar i Shkodrës ngriti siparin e tij në Bibliotekën “Marin Barleti” me të ftuarin e parë që u bë pjesë e edicionit të 16-të të tij Shpëtim Kelmendin. Risi e këtij viti ishte organizimi në formatin e një bashkëbisedimi ku autori ndau detaje rreth vetes dhe librave të tij si dhe iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve ndërsa para medias ai u shpreh rreth ndjesive të tij për festivalin dhe marrëdhënien e lexuesit me librin.

Qëllimi i festivalit është që ai të shndërrohet në një hapësirë bisedash u shpreh drejtuesja e Bibliotekës Ledia Dushi.Festivali Letrar do të zgjasë përgjatë gjithë muajit nëntor duke sjellë në panelet e tij autorë të ndryshëm në komunikimin e tyre me pjesëmarrësit.

Related posts

Bardh Spahia me banorët e Shoshit, shpalos 3 pikat e programit për këtë zonë…

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, shpalos objektivin e tij

FOTO-ALBUM/ Benet Beci: Me të palodhurit e ZAZ 3! Faleminderit nga zemra!…FOTOALBUM/