Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, 5 ndeshje pezullim për lojtarin e Tiranës

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e fundit sa i përket të gjitha ngjarjeve sportive të ndodhura në javën e kaluar në futbollin shqiptar.

Disa nga vendimet:

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

Shkodër/ Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor

Bardh Spahia: Fitorja e opozitës së bashkuar në 14 Maj do të jetë e thellë dhe pikë kthese për fatin e Shqipërisë…

Pas protestës për rrugën e Dukagjinit reagon deputeti Benet Beci…