Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Vllaznisë para sfidës me Egnatian: Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip

Vllaznia do të udhëtojë në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë mes dy ekipeve ka përfunduar 1-1 dhe ditën e nesërme shkodranët do të synojnë një tjetër finale në këtë kompeticion.

Në konferencën për shtyp për të folur për këtë duel doli Goce Sedlovski, i cili vlerësoi Egnatian, ndërsa bëri të ditur edhe mungesat që do të ketë në këtë sfidë.

“Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Si çdo tjetër edhe ndeshja e nësërme është shumë e rëndësishme. Duhet të mbledhim mendje, pasi është fundi i kampionatit. Dua të luajmë ndeshjen sa më mirë të jetë e mundur.

Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ato që kemi bërë në kampionët edhe pse kemi shumë mungesa. Egnatia është një ekip shumë i mirë dhe e dimë çfarë humbjesh na kanë shkaktuar. Kemi muungesa si Gurishta, Balaj dhe Smajli, por lojtarët që do të luajnë do të tregojnë karakter, të japin energji dhe të justifikojnë fanelën që mbajnë veshur.

Nga Vllaznia të gjithë presin Europën dhe besoj se do ia dalim. Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip. Këtë do të mundohem të transmetoj te gjithë lojtarë sa herë të më jepet mundësia. E di pse kam ardhur këtu.

Me gjithë mungesat dhe grupin është shumë e vështirë. Jam i detyruar të vendos lojtarë në pozicione në të cilat ato vetë nuk kanë luajtur më parë. Në futboll nuk ka ‘nuk mundem’. Secili do të përmbushë detyrën që i cakton trajneri. Nuk i pranoj justifikime të tilla”, ka theksuar trajneri maqedonas. /newsport.al

Related posts

Nga ekzekutimi e Gjin Boriçit e atentatit ndaj Taulant Pepajt! SPAK zbardh disa ngjarje kriminale në Shkodër, identifikon autorët…

Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru, shtrohet me urgjencë në spital…

Rregullorja e parë e biçikletave në Shqipëri e përpiluar nga prefekti i Korçës, shkodrani Hil Mosi në vitin 1926…