Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Ndryshim i momenteve të fundit, AEK-PAOK drejt… Elbasanit

Data nuk ndryshon, vendi po. Finalja e Kupës së Greqisë AEK-PAOK sipas të gjitha gjasave do të luhet në “Elbasan Arena”.

Pasi federata greke nuk pranoi të shtynte datën e sfidës që përkonte me koncertin e një tjetër greku, Nikos Vertis në “Arenën Kombëtare”, palët ranë dakort që ndeshja të zhvillohet 30 km më larg, në kompleksin e stadiumit të Elbasanit.

Federata greke pranoi ofertën për të luajtur në “Elbasan Arena” në datën 24 maj, ndërsa ka qenë vetë presidenti i FSHF, Armand Duka që ka drejtuar personalisht bisedimet me homologët e vendit fqinjë.

Fillimisht u mendua që ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj u tërhoq me 24 orë më herët për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj stadiumi “Arena Kombëtare” të ishte gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Elbasan duhet të jetë perfekt për të evituar trazirat dhe përplasjet mes dy tifozerive. /OraNews

Related posts

Benet Beci: Mirëmëngjes me pamjen 3D dhe pamjen reale të Muzeut “Marubi”…

Sërish krisma, plagoset me armë zjarri një person në Malësi të Madhe, autori në kërkim (Emri)

Arrestohet në Muriqan 22 vjeçari i shpallur në kërkim…