Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vodhi 6 koshere me bletë, identifikohet dhe vihet në pranga 50-vjeçari…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

22 parkime që figuronin të rezervuara, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, janë kthyer në publike…

PHOTOALBUM/ Bardh Spahia ndan momente nga çelja e sezonit turistik në Velipojë…

Benet Beci: Sot në takimin përmbyllës të fushatës, me praninë e kryeministrit, z. Edi Rama. Faleminderit shumë!