Shkodra Post
AktualitetSport

Smajli: Kuqebluve iu mungon dëshira. Lojtarët e Vllaznisë të pa interesuar për Europën, ja çfarë më habit

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Dritan Smajli, ka analizuar dje për “Panorama Sport” ecurinë e shkodranëve. Ai mendon se lojtarët kuqeblu duket sikur mezi po presin mbylljen e këtij sezoni.

Trajneri që drejton Veleçikun e Koplikut, e konsideron të habitshëm faktin që ndryshimi në pankinë ka ndikuar negativisht, ndërsa hedh dyshime të forta për stërvitjen dhe faktin që Vllaznia ka pësuar shumë dëmtime.

Ndryshimi i trajnerit nuk po jep atë që të gjithë prisnin. Mos ndoshta klubi bëri një lëvizje të gabuar me Josën?

Në fakt është për t’u habitur se si kjo skuadër nuk po reagon as me trajnerin e ri. Në eksperiencën time si lojtar, nuk mbaj mend që në momentin kur është ndryshuar trajneri, të ketë ndikuar negativisht në skuadër.

Kjo që po ndodh te Vllaznia është shumë e habitshme. Deri më tani ka pasur një impakt negativ dhe të gjithë mund të thonë se ishte i nxituar ndryshimi i trajnerit. Mendoj që si presidenti apo dhe drejtuesit e tjerë, kanë menduar për të mirën e skuadrës.

Ju jeni vetë trajner, çfarë mendoni se nuk po shkon në skuadër?

E vërteta është që kjo skuadër nuk po luan me entuziazëm. Kur e shikoj në fushë, më lënë të kuptoj që shumë nga lojtarët mezi po presin të mbarojë kampionati dhe të pushojnë me shumë se duhet. Kjo të jep përshtypjen që futbollistët janë të pa interesuar për Europën. /panoramasport

Related posts

Benet Beci: Mirënjohje dhe respekt për dëshmorët e Atdheut në këtë ditë përkujtimore!…

47 veçari paraqitet i plagosur me armë zjarri në spitalin e Shkodrës…

Dy sfidat gjysmëfinale të kupës, publikohen emrat e gjyqtarëve