Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Spahia: Mirënjohës që frymën e fitores po e përcjellin kudo, të rinjtë e të rejat, kryefamiljarët dhe zonjat e Shkodrës…

14 Maji do të jetë dita kur Shkodra dhe shkodranët do ta thonë përmes votës fjalën e tyre dhe do të vulosin fitoren më të bukur të këtyre 33 viteve. E thonë fytyrat, zemra dhe shpirti i bashkëqytetarëve që kudo ku i takoj me dëshmojnë mbështetjen masive. Rajoni 2 është një prej këtyre zonave, për të cilin programi ynë 4 vjeçar ka parashikuar një sërë investimesh transformuese.Bulevardet kryesore, blloqet e pallateve, rrugët dhe shkollat do t’i nënshtrohen rikonstruksioneve. Më shumë terrene sportive dhe qendra rekreacioni, si dhe një vemendje e shtuar për biznesin përmes një politike të taksave të ulëta.Mirënjohës që frymën e fitores po e përcjellin kudo, të rinjtë e të rejat, kryefamiljarët dhe zonjat e Shkodrës. Bashkë Fitojmë✌️

Related posts

VIDEO/ Nënkryetari i PD: Nga Shkodra janë nisur me mijëra protestues drejt kryeqytetit…

Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

Prezantohet Qatip Osmani, trajneri nis menjëherë nga puna te Vllaznia: Më pëlqen loja sulmuese, objektivi është…