Shkodra Post
AktualitetSport

Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndërpritet ndeshja e Taulant Seferit në Ukrainë

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet dhe tashmë në rrezik është edhe futbolli në Ukrainë.

Ndeshja mes Vorskla Poltavës dhe Dinamo Kiev është ndërprerë në minutën e 81 të për disa minuta, skuadrat nuk kanë zbritur në fushë.

Aktivizimi i alarmit për sulme ajrore, ka bërë që skuadrat të largohen nga fusha e blertë për disa minuta për të mos rrezikuar jetën.

Titullar me skuadrën e Vorsklas është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi. Skuadra e Seferit po mundej me rezultatin 1-2 deri në minutën e 81.

Me sa duket, gjërat janë qetësuar dhe takimi që po zhvillohet në Poltava, ka rinisur. Skuadra e Vorskla Poltava ku aktivizohet Seferi, ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkiv, zona më e nxehtë e luftës.

Related posts

Në lojë edhe vendi i 4, ndizet gara për një vend në Kupat e Europës

Shkodër/U kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, procedohen penalisht 3 shtetas…

Të shtëna me armë në lagjen Xhabiej në Shkodër…