Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Bie nga tribuna presidenti i Erzenit, tifozët shijakas paralajmërojnë arbitrin

Një episod i rëndë ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Erzeni – Partizani në Niko Dovana. Presidenti i shijakasve, Durim Keci, teksa po kontestonte arbitrat në momentin që po hynin në tunel, ka rënë nga tribuna dhe është dëmtuar rëndë.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve për ndihmën e parë dhe më pas u transferua me urgjencë në spital.

Kontestimet e arbitrit Florian Lata kanë qenë të shumta nga të dyja ekipet dhe për këtë tifozët shijakas kanë reaguar në rrjete sociale, fillimisht duke i uruar shërim të shpejtë presidentit dhe më pas me kërcënime ndaj gjyqtarit.

“I urojme sherim sa me te shpejte presidentit tone z. Durim Keci, per shkak renies nga tribuna kryesore e stadiumit “Niko Dovana“ .

Florjan Lata do e shohesh kush jane Cunat e Shijakut do vij ajo dite qe do kesh frike te levizesh neper Durres.” – shkruajnë tifozët. /newsport.al

Related posts

Kristian Shkreli: Faleminderit banorëve të Bushatit. Jemi bashkë drejt së ardhmes…

22 parkime që figuronin të rezervuara, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, janë kthyer në publike…

Aksident në aksin Bushat – Mjedë