Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia pjesë e Forumit Publik (POP): Prezantova programin tim për Shkodrën…

Bashkëpunimi me qytetarët, çdo aktor të shoqërisë civile, institucionet dhe partnerët ndërkombëtar ka qënë një prej modeleve të punës në këtë 1-vit drejtimi të Bashkisë Shkodër. Do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme dhe prandaj e konsiderova me rëndësi t’i bashkohesha Forumit Publik (POP) – Përballja e Ofertave Politike, organizuar nga Intelektualët e Rinj Shpresë. Prezantova programin tim për Shkodrën, i projektuar për 4 vitet në vazhdim, por me objektiva edhe më të gjërë. Prioritetet e shprehura në kontratën sociale që firmosa me IRSH, janë edhe prioritetet e programit tim, sepse ai ka ardhur përmes dëgjesave dhe diskutimeve me qytetarët.

Pas 14 Majit nisim punën për zbatimin e tyre dhe ecjen me ritmet e kërkuara të projektit tonë për Shkodrën 2023-2027. Bashkë Fitojmë✌🏻

Related posts

Arrestohen ‘skifterat’ në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës…

Spahia: Nga çdo fshat i njësive administrative të Bashkisë Shkodër mbështetja për fitoren e 14 Majit sa vjen dhe rritet…

Vijon të lirohen hapësirat publike nga automjetet e braktisura në Shkoder…