Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

E Majta forcë e parë edhe në këshillin bashkiak Shkoder…

Partia Socialiste për herë të parë mori shumicën edhe në këshillin bashkiak të Shkodrës. PS në përfundim të numërimit të votave në katër KZAZ-të arriti që të sigurojë 17963 vota që përkthehen në 18 mandate në këshillin bashkiak të Shkodrës, më shumë se çdo forcë tjetër politike. Ndërkohë forcë e dytë është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate dhe 13177 vota. E treta është Partia Social Demokrate me 12 mandate të siguruara dhe 12908 vota. Partia Demokratike zyrtare arriti 5670 vota dhe 5 mandate.

Ndërkohë janë vetëm tri parti të vogla që kanë siguar nga një mandate, Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Fryma e Re Demokratike. Procesi i numërimit të votave edhe për këshillin bashkiak nuk pati probleme dhe vijoi pa ndërprerje që nga nata e mbrëmshme. Kryetari i KZAZ 2 Gazmir Jahiqi, që është më e madhja me 107 kuti, tregon se është hera e parë që procesi i numërimit ka shkuar plotësisht i qetë pasi nuk janë lejuar persona të pautorizuar brenda KZAZ-ve.

Përveç këshillit bashkiak të Shkodrës, e majta arriti të fitojë edhe zgjedhjet për kryetarin e bashkisë teksa Benet Beci do jetë kryetari i ri pasi fitoi garën përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahia që kandidoi për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Related posts

VIDEO/ Plehra të shpërndara dhe kafshë që ushqehen në to, kjo është situata në parkun Kombëtar të Thethit…

Kristian Shkreli: “Me Zemer nga Bushati”, banorët premtojnë votën për PS…

Bardh Spahia takim në Shtoj të Vjetër: kemi parashikuar një sërë investimesh infrastrukturore…