Shkodra Post
AktualitetSport

Dy sfidat gjysmëfinale të kupës, publikohen emrat e gjyqtarëve

Në Shkodër dhe në Elbasan do të luhen aktet e para të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Vllaznia do të presë në shtëpi Egnatian, ndërkohë që Tirana ka emigruar në drejtim të Elbasanit, për të pritur Teutën.

Për këto dy takime, janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.

Në Elbasan do të jetë Olsid Ferataj kryesori i ndeshjes, i ndihmuar nga Ilir Tartaraj dhe Elvis Gjoka. Gjyqtar i katërt do të jetë Laver Alla ndërkohë që në VAR, është vendosur për dyshen Kreshnik Cjapi dhe Ridiger Çokaj.

Kridens Meta do të ndajë drejtësinë në Shkodër në takimin mes Vllaznisë dhe Egnatias. Meta do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Arbër Zalla teksa arbitër i katërt do të jetë Ardian Beqiri. Juxhin Xhaja me Dojando Myftarin do të jenë në dhomën e VAR-it.

Related posts

Hyn në fuqi harta e re gjyqësore/ Mbyllet Gjykata e Apelit në Shkodër…

Benet Beci publikon intervisten me Grida Dumën në Top Channel…

Dukagjin/ Përfundoi bashkë me mjetin në humnerë 3 ditë më parë, ndërron jetë shoferi te ‘Trauma’!…