Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Arrestohet 22 vjeçari i shpallur në kërkim…

Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim pasi i mori një automjet, një shtetasi, me anë të mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjendet, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, automjeti që kishte marrë 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ka bërë vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin F. M.

Si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Tiranës, është gjetur automjeti që kishte marrë 22-vjeçari.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Related posts

Tjetër rrugë bëhet me një sens kalimi për automjetet, bashkia Shkodër jep njoftimin…

PHOTOALBUM/ Bardh Spahia ndan momente nga çelja e sezonit turistik në Velipojë…

Vidhet transformatori që furnizon ujësjellësin e Berdicës, mbeten pa ujë disa fshatra…