Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Kukësit i dëshpëruar: Humbje katastrofike, mungoi…

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka analizuar humbjen 1-0 me Kastriotin.

“Nuk dominuam, sepse zotëruam topin, qarkulluam, por nuk arritëm që të rrezikonim. Kundërshtari shënoi golin dhe u mbrojt, ndërsa ne nuk arritëm që të reagonim dhe të rrezikonim.

Sot shkatërruam gjithë punën që kishim ndërtuar dhe më vjen keq për këtë humbje katastrofike. Skuadra ka luajtur shumë dobët në pjesën e dytë, bëmë shumë gabime. Mungoi grinta, mungoi dëshira.

Një ndeshje katastrofike, kemi humbur edhe ndeshje të tjera, por sot ishim shumë dobët. Në pjesën e parë iu afruam golit, por në pjesën e dytë lamë shumë për të dëshiruar.

Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Kundërshtari i tërhoq, por ne nuk arritëm që të rrezikonim, sepse dihej që do të ishin ne ata që do të bënim lojën. Mungoi grinta, mungoi dëshira, mungoi karakteri” – tha ai.

Related posts

Policia e Shkodres arreston 2 përsona…

“Më thanë majmun dhe zezak”, lojtari i skuadrës në Kategorinë e Dytë denoncon skandalin dhe akuzon arbitren

TOM DOSHI: BARBULLUSHI MBËSHTET PSD DHE SHKRELIN…