Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Autoambulanca përplaset me makinën, plagoset drejtuesi i “Ford-it”…

Një aksident ku është përfshirë edhe një mjet i ndihmës së shpejtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (16 prill) në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit.

Një autoambulancë e spitalit të Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”.

Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Ky është një nga kryqëzimet me numër të lartë aksidentesh në rrugët që përshkojnë Lezhën.

Related posts

VIDEO/ Mesnatë e frikshme në Shkodër, 83-vjeçari merr çiften dhe hap zjarr nga ballkoni, shpëtojnë mrekullisht tre të rinj…

EMRI/ Aksident me pasoje vdekjen ne aksin Koplik – Bajzë…

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…