Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Hysen Dedja: Ky është kampionati më i dobët në 30 vitet e fundit! Ja pse Vllaznia ka gabuar në merkato

Hysen Dedja është shprehur se ky është kampionati më i dobët në 30 vitet e fundit të Superiores. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, trajneri nuk ka ngurruar të rendis arsyet se pse merkato e Vllaznisë ka qenë e gabuar.

“Vllaznia? Unë e shoh me qetësi nga larg. Ka marrë lojtarë, por nuk ka ditur që t’i shpërndajë atë. Përshembull në repartin e sulmit ka tre alternativa për qendrën që nuk luajnë dot në vend tjetër si Aralica, Kaina dhe Balaj. Pra nuk ka marrë lojtarë më universal.

Duhej të guxohej më tepër si me rastin e Smajlit dhe Alivodën, duhet të aktivizoheshin më tepër të rinjtë. Vllaznia me moshat është në krye të klasifikimit në të gjitha vendet, pse mos të guxojnë?

Kampionati është i drejtë, pra të gjitha ekipet janë në vendet që e meritojnë. Tirana është më afër titullit kampion, përtej pesë pikëve. Merkaton më të mirë në Superiore e ka bërë Egnatia, pavarësisht se ka bërë shumë ndryshime me trajnerët.

Për mua ky është kampionati më i dobët në 30 vite, pa lojtarë cilësorë. Niveli i ekipeve është shumë i dobët”, tha Hysen Dedja. /Sport Ekspres

Related posts

“Në Festivalin e RTSH-së, ja ndryshuan titullin e këngës dhe i vënë emrin e nipit të Enverit, në ‘99-ën, një ‘kantautor’ korçar, ja përvetësoi…”! / Historia e trishtë, e autorit të “Lulja e Majit”!

Policia e Shkodrës shpall në kërkim 5 përsona për vrasjen e 33 vjeçarit…

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet nga sot