Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodrës vë në pranga 2 shpërndarës droge…

Shkodër/Kontrolle të shtuara nga Policia, për kapjen e shtetasve që shpërndajnë lëndë narkotike në ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin droga të forta në doza.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, Policia ka gjetur doza kokaine, të cilat këta shtetas do t’i shitnin në qytetin e Shkodrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve që ushtrojnë aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë vijuar kontrollet në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin E. Dh. dhe pasagjere shtetasen S. D. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO/ Bashkia Shkoder “kthehet” ne galeri arti per nje nate , “MUZ Shkoder”

Spahia takim në Zogaj: I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura…

Plagosje me armë zjarri në lagjen Xhabie të Shkodres…