Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Ervis Martinaj i rrëmbeu babanë, e rrahën dhe ia treguan live”, gazetarja: Leonard Duka dhe Martinaj ishin miq deri atëherë, pastaj u betua se do hakmmerej…

Leonard Duka, kreu i klanit Duka, i dyshuar si një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, u arrestua një ditë më parë.
Duka është i njohur për rivalitetin e tij me Ervis Martinaj, i cili rezulton ende i shpallur në kërkim.

Gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se fillimisht Martinaj dhe Duka ishin bashkëpunëtorë dhe miq, deri në momentin që pjesëtarë të grupit të Ervis Martinajt rrëmbyen babanë e Leonard Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live.

Ky sipas gazetares ishte momenti që Duka u betua për hakmarrje.
“Leonard Duka lëvizte mes Shqipërisë e Belgjikës dhe vende të tjera në BE, por kohët e fundit pas zhdukjes së Martinajt, kishte lëvizur jashtë vendit edhe për të zhbërë atë që mendohej se ishte një nga njerëzit më të dyshuar për atentatet për njerëzit afër Martinaj.

Pas krisjes së marrëdhënieve, njerëz pranë Martianj rrëmbyen babanë e Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live, ky ishte edhe momenti ku ai u betua për hakmarrje.

Kishte një punonjës IT që i jepte të dhëna në lidhje me lëvizjet e Martinaj.

Dukët janë marrë me lojëra fati dhe trafik narkotikësh, por bashkëpunimi për lojërat e fatit ishte njohja me Martinaj.

Duka ka qenë truri për vrasjen e Santiago Malkos dhe ekzekutime të tjera”, ka deklaruar ajo.

Related posts

Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë dhe Tiranën

Benet Beci zbulon ofertën për Shkodrën në Quo Vadis…

I penduari rrëfen 4 vrasje; Henrik Hoxhaj tregon ekzekutimet që u paguan nga Nuredim Dumani…