Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Kapet në Muriqan 37 vjeçari me 20 mijë euro të padeklaruara…

PKK Muriqan/Kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kalonte në PKK Muriqan, 20 000 euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin që drejtonte, procedohet penalisht 37-vjeçari dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin E. M.

Nga kontrolli, shërbimet e Policisë konstatuan një hapësirë të modifikuar, me qëllim fshehjen e shumës 20 000 euro të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në PKK Muriqan, pa i deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Kamëz. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma 20 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO/ Operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, arrestohet 37 vjeari në Velipojë…

Pallatet me pamje të re/ Investimi përfundon në 1 shtator për 4 pallate dhe godinën e spitalit…

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në lagjen Skenderbeg të Shkodrës…