Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Një shkodrane për parlamentin e Lombardisë/ Vasenka Rangu Leka, prej vitesh kontribuon në fushën e diplomacisë publike…

Përgjatë dy ditëve me radhë, në datat 12 dhe 13 shkurt në Lombardi të Italisë u zhvilluan zgjedhjet për parlamentin rajonal dhe mes kandidatëve për këshilltarë ishte edhe një shkodrane. Bëhet fjalë për Vasenka Rangu Leka ose përndryshe mbesa e kardinalit të parë Mikel Koliqit.

Vasenka ka rreth 20 vite në Itali dhe ajo ka krijuar familjen e saj atje dhe gjatë bisedës me të përmes një videotelefonate nga Milano, ajo tregon se angazhimi në shoqërinë italjane ka qenë i vazhdueshëm për të.Ajo lufton për të drejtat e emigrantëve në Itali dhe kjo ka qenë shtysa kryesore për të kandiduar në Këshillin e Lombardisë por pavarësisht rezultatit që do të prodhojnë këto zgjedhje, Vasenka shprehet e bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e komuniteteve ndërkombëtare në shtetin ku jeton.Vasenka Rangu Leka ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali.

Related posts

Spahia: Njësitë tregtare në zonën e Rusit janë një kontributor i rëndësishëm për ekonominë e shumë familjeve shkodrane…

EMRI/ 20 vjeçari nga Shkodra arrestohet në Portin e Durrësit, poshtë makinës i gjenden dy pako me drogë…

VIDEO/ Tom Doshi hap fushatën e PSD në Pukë: fitore në 14 maj…