Disa ndryshime kanë ndodhur në nivelet drejtuese në Policinë e Shtetit. Burime për MCN TV bënë të ditur se Tonin Vocaj do të drejtojë drejtorinë e Tiranës. Vocaj ia zë vendin Lorenc Panganikës, i cili do të shkojë në Akademinë e Sigurisë.
Në pozicionin që Vocaj që ka mbajtur si zv. drejtor i përgjithshëm do të vendoset Sokol Bizhga, i cili ka mbajtur detyrën e forcave lëvizëse operacionale. Në vend të Bizhgës mësohet se do të emërohet Hamdi Fjore.
Në vend të Fjorës në Shkodër do të emërohet Ervin Hodaj. Edhe në Vlorë ka ndryshime në kreun e policisë. Gentian Berberi nuk do të drejtojë më policinë e Vlorës pasi në vend të tij do të emërohet Ermal Muca. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit në DVP Korçë.
Niko Brahimi do të veshë sërish uniformën e drejtorit të policisë së Qarkut. Me firmën e Rrumbullakut, ai do të drejtojë policisë e Fierit. Brahimi më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë Shkencore. Po ashtu, ndryshimet kanë prekur edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në vend të Minxhozit është emëruar Gent Ndoj.