Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Histori sportive, kujtimet e veteranit Ruzhdi Tymi/ 81 vjeçari, rrëfen karrieren sportive si notar kampion i Vllaznisë…

Shkodra ka nxjerrë në vite shumë sportistë të njohur që kanë lënë emër gjatë karrierës së tyre sportive. Njëri prej tyre është edhe Ruzhdi Tymi, i cili sot në moshën 81 vjeçare, ka nostalgji për vitet e rinisë. Veterani i nderuar i sportit shkodran kujton mësimet e para që mori nga profesori i tij Fehti Dizdari, për të vijuar më pas me trajnerët e sportit të notit, Shuajp Mehmeti dhe Enver Muriqi.Gara e parë e Ruzhdi Tymit me Vllazninë zhvillohet në pishinën e qytetit të Korçës në gushtin e vitit 1958, ku në kampionatin kombëtar shpallet kampion në stilin baterflaj duke vendosur edhe rekord kombëtar në distancën 200 metër.

Krahas Vllaznisë, ku së bashku me kolegët e tij, Selami Brahimi, Nazmi Bajri, Kujtim Demi, Smajl Mehja, etj, spikat edhe si kampion në Kanotazh, gjatë viteve të shërbimit ushtarak, Ruzhdi Tymi bëhet pjesë e ekipit të Partizanit. Ndërkohë, paralelisht me sportin, emri i Ruzhdi Tymit, bëhet shumë i njohur edhe si një nga mjeshtrit në profesionin gjatë periudhës që punonte në Uzinën e Telave të Shkodrës.

Related posts

Ngjarje e rëndë në Shkoder, daja plagos nipin me thikë…

Njihuni me arbitrin që ka qenë pjesë e 12 ndeshjeve të Teutës këtë sezon

Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndërpritet ndeshja e Taulant Seferit në Ukrainë