Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Harrojeni futbollin…Katari zhvillon edhe botërorin e bukurisë së devesë!

Ndërsa skuadrat nga e gjithë bota përballen në ndeshje futbolli, Katari po zhvillon botërorin e bukurisë së devesë.

Ngjarja zhvillohet në Klubin Katar Camel Mzayen në Ash-Shahaniyah. 

Të gjithë sytë ishin te konkurrenca mes deveve të tipit Maghateer mbi moshën katër vjeç, kategoria konkurruese e ditës. 

Fituesi mori një shumë prej 45,000 paund. Pronari i devesë ishte nga Arabia Saudite, Mohanna Ibrahim al-Anazi. Ai ishte i emocionuar me çmimin e tij. Ai tha: Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mia, sepse kjo deve femër ka një audiencë si audienca e Kupës së Botës. Si Real Madrid apo Manchester (United). Dhe tani, të gjithë po festojnë.

Related posts

VIDEO/ Benet Beci takim me artistë: Ne duam që Shodra të kthehet në një qendër kombëtare të kulturës…

Shpërthim eksplozivi në një vanesë në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës…

Zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati Benet Beci flet për pikat e forta të programit të tij…